Kristijan Toshevski edhe zyrtarisht i ka dhënë fund qëndrimit të tij në Shqipëri te Tirana, pjesë e së cilës skuadër ishte për gati tre vite të plota.
Toshevski në Superligën shqiptare u transferua gushtin e vitit 2020, kur skuadrës me më shumë trofe në Shqipëri iu bashkua nga rradhët e Vardarit, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti në Maqedoni ka luajtur edhe me Teteksin dhe Pelisterin.
Ndërkohë, burime mirë të informuara pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Toshevski është në bisedime e sipër me FC Shkupin. Këta të fundit tek mbrojtësi i krahut të djathtë shohin zëvendësuesin e Vladica Brdarovskit, i cili u largua me të përfunduar kontrata këtë muaj.
Toshevski me Tiranën vitin e kaluar u shpall kampion, ndërsa sezonin e fundit titullin e kampionit e humbën vetëm në dy xhirot e fundit, ndërsa gjithashtu pësuan disfatë edhe në finalen e madhe të Kupës nga Egnatia.
Toshevski me Tiranën zhvilloi gjithsej 100 ndeshje, ndërsa i njëjti në Ligën e Parë numëron plotë 116 paraqitje, 14 asistime dhe 2 gola të shënuar. (infOSport.mk)