Mentor Mazrekaj për herë të parë në karrierën e tij futbollistike do të luaj në kampionatin e Maqedonisë. Prishtinasi shumë shpejtë pritet ti bashkohet skuadrës kampione të Struga Trim Lum, me të cilën skuadër sipas informacioneve që posedon “infOSport.mk”, pritet të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit.
Mazrekaj së fundmi ishte pjesë e Laçit, me të cilën skuadër luajti edhe në ndeshjet europiane, duke qenë një nga pikat kryesore të skuadrës.
Sulmuesi i krahut të majtë te Struga Trim Lum vjen me propozim të trajnerit Duro, i cili njeh mirë kualitetet e Mazrekajt, që nga koha kur ishin bashkë te Partizani, por edhe një periudhë bukur të mirë te Laçi.
Pikërisht këto dy skuadra, Partizani dhe Laçi, ishin skuadrat me të cilat Mazrekaj kishte luajtur në Shqipëri, aty ku së fundmi emri i tij lidhej me një transferim te Flamurtari i Vlorës, mirëpo asgjë nga ky transferim, pasi besimi i trajnerit Duro që ka te ky futbollistë, bënë që prishtinasi të luaj ende në nivele të larta, madje edhe në garat europiane, këtë herë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve me Struga Trim Lum.
Ndryshe, Mazrekaj si një prishtinas, karrierën e kishte nisur te Prishtina, për të luajtur më pas edhe te Ferizaji, 2 Korriku dhe te KF Llapi, ndërsa pati një aventurë shumë të shkurtër edhe në Norvegji. (infOSport.mk)