Bejtullai shumë pranë firmës me Tiranën!

Skuadra nënkampione e Shqipërisë, Tirana, është shumë pranë nënshkrimit me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Egzon Bejtullai.

Siç mëson “infOSport.mk” palët kanë rënë dakord dhe se shumë shpejtë do të nënshkruajnë marrëveshje.

Për shërbimet e tij ishte interesuar edhe Partizani, madje kishte kontakte të drejtëpërdrejta, tashmë mes ish Drejtorit Sportiv, Elton Marinit dhe vetë futbollistit tetovar, mirëpo pas ndodhive të fundit te “Demat e kuq”, Bejtullai kishte vendosur për Tiranën.

Vlen të theksohet gjithashtu, se për shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë, interesohej edhe skuadra e tretë nga kryeqendra shqiptare, Dinamoja, por ka qenë vetë lojtari që e ka refuzuar skuadrën dinamovite.

29-vjeçari Bejtullai, i cili me Shkëndijën ka zhvilluar më shumë se 300 ndeshje, gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Teteksin, ndërsa kishte provuar veten edhe në Suedi me skuadrën e Helsinborgut.

Mbrojtësi tetovar, që me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron 25 ndeshje, te Tirana do të transferohet si lojtar i lirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply