Lavdrim Fazliu nuk është më pjesë e Pelisterit

Futbollisti shkupjan, Lavdrim Fazliu ka përfunduar aventurën e tij me skuadrën e Pelisterit, që garon në Ligën e Dytë. Ish reprezentuesit shpresa të Shqipërisë, i ka përfunduar kontrata me “të gjelbërit” nga Manastiri, dhe tashmë i njëjti është një futbollistë i lirë, njofton “infOSport.mk”.

Përveç Fazliut, pjesë e Pelisterit në sezonin e ri nuk do të jenë edhe Tome Kitanovski, Burhan Mustafov dhe kapiteni, Hristijan Dragarski.

Drejtuesit e Pelisterit kanë falënderuar të gjithë këta futbollistë për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tyre te skuadra nga Manastiri, që edicionin e ri 2023/24 do të futet me trajner të ri dhe me ambicie për tu rikthyer në Ligën e Parë.

Leave a Reply