Futbollistët e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme startuan stërvitjet me epitetin e kampionit. Kryetrajneri Shpëtim Duro së bashku me ndihmësit e tij u takuan sërish bashkë me futbollistët e tyre pas një pauzë disa javore, ku shpalosën edhe planet për fazën e përgatitjeve dhe gjithë asaj që e pret këtë skuadër në edicionin e ri, e ku si asnjëherë më parë do të startojnë nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Duro njoftoi ekipin për objektivat e këtij sezoni, e ku me siguri se i njëjti me skuadrën e tij nuk heqin dorë nga titulli kampion, por që fillimisht do të kërkojnë një paraqitje sa më të denjtë dhe sa më të gjatë në garat europiane.
Menjëherë pas këtij fjalimi të mbajtur nga kryetrajneri Duro, ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore, në të cilën mungoi dyshja nga Shqipëria, Miklovan Pere dhe Arbi Pengu.
Më herët gjatë ditës së sotme, nga tabori i skuadrës kampione kishin njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit mes tyre. (infOSport.mk)