Pas Marcos Asensios, nga Reali i Madridit është larguar edhe një tjetër sulmues.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Mariano Diaz, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor dhe klubi madrilen bëri me dije se nuk do t’ia rinovojë atë, duke e lënë të lirë.
Mariano Diaz është rritur te Reali dhe ka kaluar 5 vite në sektorin e të rinjve, e më pas 6 të tjera me skuadrën e parë ,ku nuk është se ka luajtur rregullisht.
Në total Diaz ka luajtur 84 ndeshje me Realin e Madridit dhe ka shënuar vetëm 12 gola, teksa tashmë do të mund të largohet si lojtar i lirë, për të kërkuar të tregojë cilësitë e tij në një tjetër skuadër.
Sezonin më të mirë, Mariano Diaz e ka bërë me fanellën e Lyonit në 2017-2018, ku luajti 45 ndeshje dhe shënoi 21 gola.