Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Dritës në futbollin kosovar, duke konfirmuar lajmin e “infOSport.mk” të dy ditëve më parë. Simonovski skuadrës gjilanase iu bashkua verën e vitit 2021, kur kishte arritur nga rradhët e Feronikelit, ndërsa që në edicionin debutues mahniti me golat e tij, duke realizuar 18 gola në 38 ndeshje.
Edhe sezonin e fundit, Simonovski e nisi mirë, duke mbyllur stinorin vjeshtorë me 12 gola, mirëpo i njëjti dështoi në pjesën pranverore, kur realizoi vetëm një gol.
Ndryshe, në total me fanellën e Dritës, Simonovski në të gjitha kompeticionet kishte zhvilluar 70 ndeshje, duke regjistruar 32 gola dhe 6 asiste.
Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, destinacioni i rradhës i Simonovskit do të jetë Uzbekistani, edhe pse interes ka edhe nga vende tjera të largëta.
Simonovski bëhet kështu futbollisti i 7-të që largohet nga rradhët e nënkampionëve të Kosovës, pas Hamdi Namanit, Ilir Blakqorit, Ardian Limanit, brazilianit Iran Junior, ganezit Ekoë Mills, derisa i rradhës që u përshëndet me Dritën gjatë ditës së sotme, është edhe Almir Kryeziu, i cili në këtë mënyrë i dha fund qëndrimit dy vjeçar në Gjilan. (infOSport.mk)