Dy skuadrat gjigante italiane, Milani dhe Napoli po interesohen seriozisht për shërbimet e ylllit kosovar, Edon Zhegrova. Ky i fundit aktualisht luan në Francë me skuadrën e Lille, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2026.
Napoli, i cili pak ditë më parë festojë titullin e kampionit në Itali, Zhegrovën sipas medieve italiane, e sheh lojtar ideal për të zëvendësuar Hirving Lozanon, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm në Premierligën angleze.
Ndërkaq, te Milani e shohin si një përforcim ideal Zhegrovën, që mund të ndihmojë shumë në fazën ofenzive, sidomos nga krahët.
Transferimi eventual i 24 veçarit Zhegrova te Napoli, apo Milani, pa dyshim se do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.