Tirana pas humbjes së titullit kampion në dy xhirot e fundit, sonte humbi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra nga kryeqendra shqiptare e zhvilluar në Elbasan u mund nga Egnatia me rezultatin minimal, 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Goli i vetëm që i dha trofeun për herë të parë në histori Egnatias, u realizua në minutën e 114-të, falë një penalltie të Xhekson, pasi ndeshja në kohën e rregullt prej 90-të minutave lojë u mbyll me rrjeta të pa prekura.
Vlen të theksohet se Tirana në këtë ndeshje u paraqit me shumë mungesa, shkaku i pezullimit të disa prej lojtarëve titullarë, pas tollovisë që ndodhi në ndeshjen e parafundit në kampionat ndaj Bylisit, ndërsa edhe më shumë punët në finalen e madh ua vështirësoi dalja me të kuq e Elvi Berishës në minutën e 25-të.
Kështu, Tirana nuk arriti dot të bëjë më shumë në këtë ndeshje finale, duke e mbyllur kështu sezonin pa trofe, edhe pse i shkoi deri në fund si kampionatit ashtu edhe Kupës. (infOSport.mk)