Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet eliminatore të qershorit të vlefshme për Europianin e vitit 2024, njofton “infOSport.mk”.
Në listën e publikuar sot nga ana e Milevskit, vërehet vetëm një emër i ri, ai i mesfushorit shqiptarë të skuadrës daneze të Sonderjyske, Sefer Emini, ndërsa për shkak të dëmtimit të pësuar me skuadrën e tij, Aberdin në kampionatin skocez, për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Anglisë, do të mungojë sulmuesi Bojan Miovski.
Ndeshjen e parë të qershorit do ta zhvillojmë me datë 16 kundër Ukrainës në Shkup, ndërkohë tre ditë më vonë do të jemi mysafir të Anglisë në transfertën në Mançester.
Kujtojmë, pas dy xhirove të para në grupin “C”, Anglia kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas Italinë me 3 pikë, po aq sa ka edhe përfaqësuesja e vendit në pozitën e tretë, edhe atë vetëm nga një ndeshje të zhvilluar, atë kundër Maltës, kur në mars kishim shënuar fitore 2:1. (infOSport.mk)