Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i skuadrës londineze të Çelzit.
Skuadra nga “Stemford Brixh” ka shpenzuar plot 1.2 miliardë euro në 5 vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49% e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.
Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më së shumti, është Juventusi italian, që ka harxhuar 837 milionë euro për merkato në 5 vitet e fundit.
Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.
5 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato në 5 vitet e fundit: |
||||||||||||||||||
|