ZYRTARE, Vllaznia dhe Sedlloski ndajnë rrugët

Goce Sedloski nuk do të jetë trajner i Vllaznisë. Edhe pse me skuadrën shkodrane arriti të kap Europën, i njëjti nuk do të shijoj verën europiane, pasi sot drejtuesit e Vllaznisë kanë njoftuar për largimin e tij.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që gjatë ditës së djeshme, duke elaboruar edhe arsyen e largimit të strategut 49-vjeçar, i cili nuk arriti të bind drejtuesit e skuadrës shqiptare  për të vijuar bashkëpunimin, që ndërpritet pa kaluar dy muaj të plotë.

Sedlloski, drejtimin e skuadrës shkodrane e morri me 4 prill, duke e udhëhequr në 11 ndeshje, ku kishte regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës kundër Egnatias, kur shkodranët u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë.

Kujtojmë, Sedlloski gjatë karrierës së tij ka udhëhequr FC Shkupin, Vardarin, me të cilat skuadra ishte shpallur edhe kampion në Maqedoni, ku kishte udhëhequr edhe Horizont Turnovën, ndërsa jashtë kufijve të vendit, ai kishte drejtuar letonezët e Riga, boshnjakët e Shiroki Brijeg, ekipin e dytë të Dinamo Zagreb, ndërsa një periudhë kishte luajtur edhe rolin e asistentit te skuadra austriake e Matersburg. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply