Shpresat e vendit në qershor zhvillojnë dy takime miqësore, Kanatllarovski zbulon listën

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në muajin qershor në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Armenisë dhe Maltës, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim nga ora 17:00.

Ndeshjen e parë kontrolluese, Maqedonia do ta zhvillojë kundër Armenisë me datë 15 qershor, ndërkohë pesë ditë më vonë do të përballen me Maltën.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21, Dragi Kanatllarovski ka ftuar gjithsej 25 futbollistë, përfshirë këtu edhe 5 futbollistë shqiptarë, në mesin e të cilëve është edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Reshat Ramadani, që aktualisht mbron ngjyrat e Dinamo Kiev.

Përveç tij, nga futbollistët shqiptarë të ftuar, janë edhe Imran Fetai, Hamza Ramani, Luan Abazi dhe Behar Feta, autori i 29 golave në 28 ndeshje me Voska Sport edicionin e kaluar në Ligën e Dytë, duke ndihmuar skuadrën shqiptare nga Ohri për tu ngjitur në Ligën e Parë.

Futbollistët e grumbulluar nga Dragan Kanatllarovski:
Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikolloski (Bellasica), Vasko Vasilev (Rio Ave, Portugali), Stefan Tasev (Makedonija GJP);
Mbrojtjës: Mario Riçkov (Shkupi), Stefan Despotovski (Rabotniçki), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Imran Fetai (Gostivar), Reshat Ramadani (Dynamo Kyiv, Ukrainë), Viktor Krstevski (Gostivar), Metodi Maksimov (Shkëndija), Mihail Dimitrievski (Bregallnica);
Mesfushorë: Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki), Ivan Nikolov (Bregallnica), Hamza Ramani (Sileks), Aleks Zllatkov (Shkupi), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Dimitar Trajkov (Akademia Pandev), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Berat Kalkan (Kasimpasha), Behar Feta (Voska Sport), Matej Angelov (Rabotniçki);
Sulmues: Mario Ilievski (Kishvarda, Hungari), Hristian Maleski (Struga Trim Lum), Luan Abazi (Vill, Zvicër);

Leave a Reply