Plotë 8 largime nga rradhët e FC Shkupit!

FC Shkupi gjatë ditës së sotme do të nis përgatitjet për ndeshjet europiane, ndërkohë paraprakisht drejtuesit e skuadrës kanë njoftuar për të rejat e fundit në skuadër, e që kanë të bëjnë me largime të futbollistëve, shumica prej tyre me kontrata të skaduara, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pjesë e skuadrës nënkampione të vendit në sezonin e ri nuk do të jenë,

Kristijan Naumovski, Freddy Alvarez, Vladica Brdarovski, Xhelil Abdulla, Melos Bajrami, Besnik Ferati dhe Pepi Georgiev, ndërkohë me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me portierin Stefan Jakimovski.

Pas gjithë këtyre largimeve, si duket drejtuesit e skuadrës “bardheblu” do të kenë mjaft punë në angazhimin e futbollistëve të rinj, që pritet të plotësojnë gjithë këto vende të lënë bosh.

Emër i ri në rradhët e FC Shkupit, edhe zyrtarisht do të jetë Arbi Vosha, që vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P, por njëkohësisht edhe Hamza Ramani, gjithnjë nëse ky i fundit shkëput kontratën me Sileksin, me të cilën skuadër ka kontratë edhe dy vite të tjera. Në të kundërtën, FC Shkupi do të duhet të paguaj dëmshpërblim për të rikthyer në rradhët e veta futbollistin që ishte rritur pikërisht te kjo skuadër. (infOSport.mk)

Leave a Reply