Partizani kampion i ri i Shqipërisë në futboll

Skuadra e Partizanit është shpallur kampion i ri i Shqipërisë, pasi edhe në xhiron e fundit kreu me sukses detyrën që kishte para, duke mundur Teutën me rezultatin 2:0, njofton”infOSport.mk”.

Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, kur Arinaldo Rrapaj paralajmëroi festën, që shpërtheu me golin e Tedi Cara në minutën e 97-të, pasi në ato momente veçmë Partizani ishte kampion, pavarësisht se edhe Tirana kishte avansuar në transfertën kundër Erzenit.

Dy skuadrat nga kryeqendra kosovare sezonin 2022/2023 e mbyllën me pikë të njëjta, 67 pikë secila, ndërsa shumë pak mungonte që ta mbyllnin edhe me rezultat identik, 2:1, mirëpo portieri kumanovar, Bekim Rexhepi në minutat e fundit të kohës shtesë prej 9 minuutash nuk lejoi që Bes Kallaku të shënojë nga penaltia.

Kështu, Partizani do të përfaqësojë Shqipërinë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, derisa Tirana bashkë edhe me Egnatian dhe Vllazninë e Shkodrës do të luajnë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Vllaznia një vend për në Europë siguroi vetëm falë fitores në ndeshjen e sotme kundër Bylisit në transfertë.

Pikërisht Bylisi bashkë me Kastriotin sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë, ndërkohë Erzeni do të kërkojë mbijetesën përmes balotazhit. (infOSport.mk)

Leave a Reply