FFM mbajti Kuvendin e Rregullt Vjetor

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme mbajti Kuvendin e Rregullt Vjetor, në të cilin delegatët e pranishëm miratuan raportin e Presidentit dhe Këshillit Drejtues të FFM-së për vitin 2022.

Organi më i lartë i federatës miratoi llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar dhe buxhetin e federatës për vitin e ardhshëm.

Delegatët e Kuvendit njëzëri miratuan raportin nga Administrata e FFM-së për përmbushjen e planit strategjik 2021-2025, si dhe u miratua edhe Strategjia për Qëndrueshmëri Sociale.

Pjesa e punës e Kuvendit të Rregullt të sotëm të FFM-së është përcjellë nga përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s.

Denis Bastari, përfaqësues i departamentit të Shoqatave Kombëtare përfaqësoi UEFA-n, ndërsa Elkan Mamadov dhe Lorenzo Kavanjari, përfaqësuan Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA-n.

 

Leave a Reply