Shorti për inkuadrim në Ligën e Dytë vuri përballë dy skuadrat shqiptare, Bashkimi-Vëllazërimi

Shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, vuri përballë dy skuadrat shqiptare, Bashkimin e Kumanovës dhe Vëllazërimin e Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë në dy përballjet tjera takohen Teteksi – Osogova dhe Vardar Negotino – Novaci.

Ndeshjet në fjalë në program janë me datë 28 maj, ndërsa në mënyrë plotësuese do të caktohen vendet ku do të zhvillohen të njëjtat.

Të gjitha këto ndeshje, duhet zhvilluar në terrene neutrale.

Ndeshjet e Balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë:
Bashkimi – Vëllazërimi
Teteksi – Osogova
Vardar Negotino – Novaci

Leave a Reply