Pas sulmuesit, Antonio Kalanoski dhe mbrojtësit, Darko Stojanov, mesfushori Vildan Kerim është futbollisti i tretë që largohet nga Gostivari, njofton “infOSport.mk”.
28-vjeçari Kerim njëjtë sikurse edhe Stojanov, skuadrës së Gostivarit iu bashkua verën e vitit të kaluar nga Vardari, duke u bërë kështu pjesë e gjeneratës së artë, që skuadrës nga Pollogu i’a mundësoi të luaj në elitën e futbollit vendor.
Kerim ishte ndër futbollistët më standard te Gostivari sezonin që lamë pas në Ligën e Dytë, në të cilën kjo skuadër edhe pse pa asnjë disfatë, e mbylli në pozitën e dytë, pas Voska Sport, me të cilën skuadër në fund siguruan kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në Ligën e Parë.
Mirëpo si shihet, në Ligën e Parë, Gostivari do të futet me një fytyrë të re, kjo për faktin se këto largime, drejtuesit e skuadrës do ti zëvendësojnë me emra adekuat. (infOSport.mk)