Koha e Roberto Firminjos duke veshur fanellën e kuqe të Liverpullit ka marrë fund, ndërsa gjesti i tij i fundit edhe njëherë tjetër ka treguar dashurinë e madhe dhe vlerësimin që braziliani ka për këtë klub.
Pas tetë sezoneve të kaluara në “Enfilld Roud”, braziliani vendosi të mos vazhdojë kontratën me Liverpullin, duke i dhënë lamtumirën një ndër skuadrave më të mira angleze.
Excl. 🎥 #Firmino: He prepared 200 gift boxes for his farewell. He gave them to his guests on Sunday evening in Liverpool – including club employees, teammates, friends and family.
The gifts included a special shirt signed by him and a specially created perfume by Firmino.… pic.twitter.com/4i6gleHaOI
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 24, 2023
Mirëpo ndarja e Firminjos me Liverpullin nuk ka mundur të ndodh në mënyrë të thjeshtë, ndërsa për këtë është përkujdesur vetë futbollisti. Sipas asan që raporton “Sky Sports”, sulmuesi brazilian ka shpërndarë plotë 200 pako dhuratash për të gjithë personelin, përfshirë këtu punonjësit e klubit, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen gjatë lamtumirës së tij.
Pakoja përfshinte një fanellë me emrin dhe nënshkrimin e tij dhe një parfum special të përzgjedhur nga vetë futbollisti.
110 golat dhe 79 asistimet e tij në 361 paraqitje nuk do të harrohen nga klubi dhe tifozët e Liverpullit, bashkëngjitur këtu edhe një titull kampion në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve.