Vladica Brdarovski do të jetë futbollisti i tretë me rradhë që do të largohet nga rradhët e FC Shkupit, pas kapitenit Kristijan Naumovski dhe kostarikanit, Fredy Alvarez. Siç mëson “infOSport.mk”, drejtuesit e skuadrës shkupjane nuk kanë ndërmend të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtësin 33-vjeçar, i cili me skuadrën nga Çairi ka kontratë deri në fund të muajit qershor.
Brdarovski skuadrës së FC Shkupit iu bashkua shtatorin e vitit 2021, kur kishte arritur nga rradhët e skuadrës kosovare të Dritës së Gjilanit.
Ndryshe, Brdarovski ka bërë një karrierë të bujshme futbollistike, duke luajtur edhe me Vardarin, Pelisterin dhe Rabotniçkin në futbollin tonë vendor, ndërsa gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Çeki me skuadrën e Brno dhe në Hungari me ekipin e FC Győr.
Brdarovski numëron 8 paraqitje edhe me përfaqësuesen A të Maqedonisë, ndërsa i njëjti në Ligën e Parë ka zhvilluar 264 ndeshje, ku ka arritur të realizojë 5 gola dhe 33 asistime. (infOSport.mk)