Pas Antonio Kalanoskit, vjen edhe largimi i dytë nga rradhët e Gostivarit!

Me të përfunduar sezoni, kanë nisur edhe lëvizjet e para te skuadra e Gostivarit, që edicionin që lamë në Ligën e Dytë pas e mbylli në pozitën e dytë pa asnjë disfatë, duke siguruar kështu një vend për në elitën e futbollit vendor.

Pak më parë, lajmi për golashënuesin e tyre më të mirë, Antonio Kalanoski, ishte shumë i papritur, ndërsa vetëm disa minuta më pas “infOSport.mk” mëson se drejtuesit e Gostivarit nuk kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me mbrojtësin Darko Stojanov.

33-vjeçari  skuadrës nga Pollogu iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur arriti nga ekipi i Vardarit.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Stojanov, përveç me ekipin e tij nga qyteti i lindjes, Bregallnica Shtip, ka luajtur edhe me Vardarin, Maxhari Solidarnost, Bellasica, Horizont Turnovo, Borec, Renova dhe skuadrën bullgare të Dunav.

Leave a Reply