Skuadra e futbollit elitar të El Salvadorit, Alianz, është dënuar me një vit mosprezencë të tifozëve në ndeshjet si vendas, ndërsa njëkohësisht do të duhet të paguajnë edhe një gjobë në vlerë prej 30 mijë dollarëve për shkak të rrëmujës e cila ndodhi të shtunën në ndeshjen kundër Club Deportivo, e ku si pasojë kishin humbur jetën 12 tifoz.
Ndeshja midis skuadrave të Alianz dhe Club Deportivo, u zhvillua të shtunën në stadiumin “Cuscatlan” në San Salvador, që ka një kapacitet prej 44,000 vendeve, por e njëjta u ndërpre pasi që filloi rrëmuja në tribunën qëndrore, aty ku ishin futur më shumë tifoz nga numri i parashikkuar.
Autoritetet përgjegjëse në El Salvador akuzuan për bileta në tregun e zi, e që kanë shkaktuar atë rrëmujë mes tifozëve që kishin dashur të futen në tribunë, ku më pas nga rrëmuja e krijuar të ndërrojnë jetë plotë 12 tifoz.