Shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë të enjten

Të enjtën e 25 majit do të hidhet shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, sezoni 2023/24. I njëjti do të zhvillohet në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në ora 12:00, ndërsa paralelisht me shortin, do të vendosen edhe qyetet nikoqire të ndeshjeve, që në program janë me datë 28 maj, njofton “infOSport.mk”.

Në garë për tre vendet që do të plotësojnë Ligën e Dytë, janë Teteksi, si dhe skuadrat kampione në kuadër të ligave të treta, si Bashkimi nga Kumanova, Vëllazërimi nga Kërçova, Novaci nga Novaci, Vardari i Negotinës dhe Osogovo nga Koçani.

Tre skuadrat fituese do të sigurojnë një vend për në LDFMV, ndërsa gjithashtu përmes shortit do të përzgjidhen edhe dy nga tre skuadrat që do pësojnë disfatë.

Kështu 5 nga gjithsej 6 skuadrat pretendente, edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë, aty ku sërish do të luajnë edhe Skopje dhe Pobeda, që humbën statusin e skuadrave elitare.

Pobeda kishte rënë direkt nga elita e futbollit vendor, ndërkohë Skopje u mund dje vetëm në ndeshjen e balotazhit nga skuadra e Vardarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply