Ish trajneri i Vllaznisë, Jonuz, largohet nga Skopje

Mirsad Jonuz nuk do të drejtojë ekipin e Skopjes edhe në Ligën e Dytë. Strategu 61-vjeçar drejtimin e skuadrës nga Hekurana e Shkupit e morri me 6 mars të këtij viti, me të vetmin qëllim për ta shpëtuar atë nga rënia, mirëpo pasi nuk i’a doli të bëjë një gjë të tillë, i njëjti ofroi dorëheqjen para drejtuesve të klubit, të cilët i falënderojë për kushtet e ofruara gjatë periudhës që ai ishte trajner.

Skopje dje në Kavadar u mund 3:0 nga Vardari në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë, duke humbur mundësinë që edhe këtë vit të luaj futboll elitar.

Kujtojmë, Mirsad Jonuz, gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe të ndryshme si Rabotniçki, Pobeda, Nea Salamis dhe Eginiakos në Greqi, Vllazninë e Shkodrës si dhe skuadrën e Lusail nga Katari, përderisa gjatë periudhës 2009-2011 ka qenë seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë. Ai gjithashtu një periudhë bukur të mirë e kishte drejtuar edhe përfaqësuesen shpresa të vendit tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply