Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli është bërë sponsor i skuadrës së njohur gjermane, Augsburg.
Lajmi është bërë i ditur të hënën përmes një postimi në Facebook nga “Hazrolli Group”.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për Sponzor Premium me FC Augsburg!,” thuhet në postimin e tyre.
“Hazrolli Group” është kompani e cila merret ndërtimin dhe shitjen e objekteve si dyer, dritare, fasada strukturale dhe roleta.
Përveç në Gjermani, pronari Burim Hazrolli që nga viti 2019 biznesin e tij e ka shtrirë edhe në Suharekë të Kosovës.
Kujtojmë, Hazrolli është sponsori kryesor i boksierit të njohur shqiptar Robin Krasniqi.