E shtuna e sotme është ditë feste në futbollin vendor. Në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P do të diskutojnë trofeun e Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum kërkon të bashkojë dy trofetë e futbollit vendor, dhe pas titullit kampion, ata në Strugë dëshirojnë të dërgojnë edhe trofeun e Kupës.
Në anën tjetër Makedonija Gj.P kërkon ta mbroj trofeun e fituar vitin e kaluar dhe të sigurojë të paktën një vend për në arenën ndërkombëtare. Në të kundërtën Makedonija GJ.P nuk do të mund të prezantojë vendin në Europë, pasi me disfatë, vendin e tyre do ta zinte Sileksi i vendit të katërt në renditje, kjo pasi Struga Trim Lum do të prezantojë vendin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, pavarësisht rezultatit nga ndeshja e sotme.
Për Struga Trim Lum është kjo finalja e parë në histori, ndërkohë Makedonija GJ.P do të luaj për herë të pestë, ku do të kërkojë edhe trofeun e tretë, pas atyre në vitin 2006 dhe 2022.
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov do të luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)