Trajneri Shpëtim Duro po kalon momentet më të mira në karrierën e tij si trajner, kjo pasi sot strategu nga Tirana ka mundësinë që të bashkoj dy tituj brenda pak ditëve, edhe atë në një kampionat jashtë Shqipërisë.
Ish tekniku i shumë skuadrave shqiptare, që shumë vite më parë kishte fituar titullin e kampionit më Skënderbeun e Korçës, një gjë të tillë ditë më parë përsëriti me Struga Trim Lum, me të cilën skuadër sot ka mundësinë që të shkruaj histori, duke triumfuar edhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.
“Patjetër që është shumë e rëndësishme, kjo është arsyeja që neve kemi marrë seriozisht punët për përgatitjen e këtij takimi, ne jemi skuadër modeste në raport me historinë e skuadrave tjera, titulli kampion, e kam thënë, jo që është vetëm historik, por është edhe unik, kështu që ne do bëjmë të pamundërën, është takim final, sigurisht është një ndeshje e vetme ka specifikë tjetër, të gjitha mundësitë ekzistojnë, shanset janë të barabarta, por duke iu referuar edhe unë gjendjes së skuadrës, të paktën kësaj periudhe 2-3 mujore sa jam unë në krye, skuadra është jashtëzakonisht kompakte, kam futbollitë me shumë përvojë, që do dinë ta vlerësojnë edhe këtë takim, sepse në fund të fundit është një trofe, dhe nëse arrijmë ta marrim ne këtë trofe, do të jetë dicka e jashtëzakonshme, për një skuadër si Struga Trim Lum” – është shprehur Shpëtim Duro, i cili për herë të tretë po punon në futbollin tonë, pas dy periudhave të ndryshme që kishte me Shkëndijën e Tetovës. (infOSport.mk)