Atë që nuk mundi të bëjë ekipi i parë i Shkëndijës këtë edicion, e kanë bërë gjenerata e pinorëve më të rinj të skuadrës tetovare, që sot triumfuan në finalen e Kupës, duke mundur Bregallnicën dhe duke sjellë këtë trofe në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Taxhedin Kasami në fund shënuan fitore 3:2, ndërsa të njëjtën e kishte paralajmëruar Albion Musliu, me golin e realizuar vetëm pas 4 minutave lojë.
Skuadra nga Shtipi u kundëpërgjigjë në minutën e 11-të, falë golit të shënuar nga Nekhtenin, mirëpo te “kuqezinjtë” në skenë doli sulmuesi i tyre më i mirë, Hisar ALI, që në minutën e 33-të riktheu epërsinë e Shkëndijës.
Në pjesën e dytë “kuqezinjtë” me anë të Edis Bajramit, gjetën edhe golin e tretë, që njëherit bëri dhe dallimin, pasi skuadra nga Shtipi, deri në fund të takimit, përmes Antoniev në minutën e 65-të, arriti të shënoj vetëm edhe një gol, që në fund vleu vetëm për statistikë.
Në fund trofeu i Kupës u takoi me plotë meritë futbollistëve të rinj të Shkëndijës, skuadër kjo që njihet për prodhimin e talentëve. (infOSport.mk)