Interesim i jashtëzakonshëm për super derbin Tirana-Partizani!

Sonte me fillim në ora 18:30 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të zhvillohet super derbi shqiptarë midis dy skuadrave nga kryeqendra shqiptare, Tiranës dhe Partizanit.

Ndeshja e sotme do të jetë e 170-ta në histori, dhe e njëjta vlen shumë për të dyja skuadrat. Kjo ndeshje nuk luhet vetëm për prestigj, pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për rrugën drejt titullit kampion.

Dhe pikërisht kjo ka bërë që kjo sfidë të zgjojë një interesim të jashtëzakonshëm në mesin e tifozërive të të dyja skuadrave. Sipas informacioneve që vijnë nga Shqipëria, deri më tani janë shitur plotë 18 mijë bileta, ndërsa deri para fillimit të ndeshjes, kur kanë mbetur pak më shumë se tre orë, kjo shifër pritet të arrijë edhe deri në 20 mijë blieta.

Kutjojmë, pas 32 xhirove të kaluara, Tirana kryeson renditjen me 59 pikë, vetëm dy më shumë se Partizani, që mban vendin e dytë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply