Është mbyllur me barazim derbi i katërt mes skuadrave nga kryeqendra shqiptare, Tiranës dhe Partizanit. Kreu i klasifikimit mbetet sërish “bardheblu”, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikëve ndaj Partizanit të italianit, Xhovani Kolella.
Ishin “Demat e Kuq” që kaluan në avantazh me golin e Viktor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë Tiranës në këtë ndeshje derbi, që u zhvillua para më shumë se 15 mijë tifozëve.
Derbi i kryeqytetit shqiptarë i zhvilluar sonte në “Air Albania Stadium”, prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.
Pikërisht disa ndërperje më të gjata, bënë që arbitri i katërt të tregojë 11 minuta shtesë, mirëpo rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Pas 33 javësh kampionat, Tirana vijon të mbajë pozitën e parë në Superligën shqiptare me 60 pikë, dy më shumë se Partizani i vendit të dytë. (infOSport.mk)