Besnik Ferati nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Talenti shkupjan ka mbyllur aventurën te bardheblutë dhe në merkaton e verës do të kërkojë një ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Besnik Ferati gjysmësezonin pranveror luajti te Pobeda e Prilepit si huazim nga Shkupi, ndërsa me ish-kampionët u bashkua vitin e kaluar, duke ardhur si futbollist i lirë nga Akademia Pandevi, ku luajti gjatë vitit 2021.
Ferati është futbollist i dalur nga shkolla e Shkupit, ndërsa një pjesë të karrierës ka luajtur edhe në elitën e futbollit në Shqipëri, ku ishte pjesë e Partizanit.
Me shumë gjasa 23 vjeçari karrierën e tij të futbollit do ta vazhdojë jashtë vendit, ndërsa gjatë verës pritet të mësohet emri i skuadrës së re.