Seria e pamposhtur e Voska Sport ka arritur në 19 ndeshje. Të martën skuadra e Berat Imerit mundi Detonit Plaçkovicën me shifrat 5:3, duke vazhduar kështu të ruaj pozitën e parë në renditje në Ligën e Dytë.
Kështu skuadra shqiptare nga Ohri, edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve, edhe atë me plotë meritë.
Herën e fundit që Voska Sport kishte humbur një ndeshje, ishte ajo e datës 29 tetor të vitit të kaluar, kur ishin mundur në Shkup nga Vardari me shifrat 2:1.
Që nga ajo ndeshje skuadra e Berat Imerit kishte regjistruar 15 fitore dhe 4 barazime, me një gol-averazh impresionues prej 52 golave të shënuar dhe vetëm 17 të pranuar.
Lider aboslut, sa u përket golave të shënuar te Voska Sport, është shkupjani Behar Feta, që numëron 25 gola, i ndjekur nga kapiteni Izair Emini. (infOSport.mk)