Omer Bunjaku edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e strukturave organizative të FC Shkupit. Një gjë të tillë ka njoftuar vetë Bunjaku përmes profilit zyrtarë në facebook, njofton “infOSport.mk”.
Ai kishte falënderuar të gjithë trajnerët me të cilët kishte bashkëpunuar, Federatën dhe gjithë skuadrat për “Fair-Play” e treguar, e mbi të gjitha tifo grupin “Shvercerat”. Ai shkrimin e tij e kishte përfunduar me fjalët: Shkup, gjithmon kam qenë zëri juaj!
Përgjithmon Forza Shkupi 🤍💙💪🏻
Shkrimi i Omer Bunjakut:
“Sot u mbajt mbledhja e fundit me kryesin e klubit ku diskutuam për sezonin që po mbaron dhe planet për sezonin e ardhshëm.
Unë, kryesisë dhe pronarit i informova se nuk do jem më pjesë e kryesisë dhe falenderoj edhe publikisht të gjithë në kryesi po edhe ashtu pronarin pë bashkpunimin gjat këtyre viteve.
Me krenari më të madhe do ti kujtoj këto 6 vite në klub ku sëpari arritëm të gjejmë financa për ta mbajt gjall klubin dhe më pas,me një organizim të mirë arritëm çdo vit në garat europiane dhe vitin e kaluar Kampion pas 21 viteve!
Do të jem krenar gjat gjith jetës për të gjitha investimet në stadium si; tribuna që është një nga investimet më të madh në klub prej formimit të tij, fusha e re ,kabinat e reja etj…
Dua ti falenderoj të gjithë trenerët, lojtarët që gjat këtyre vite më besuan në planin dhe ishin pjesë e ekipit tonë,falenderoj Federaten e Futbollit të RMV-së, çdo institucion shtetëror te cilët vazhdimisht kanë qenë në shërbimin tonë, falenderoj edhe gjith klubet per FairPlay dhe korrektësi.
Faleminderimi më i madh është për tifozët tan dhe grupin më të mirë Shvercerat Shkup, gjithmon kam qenë zëri juaj!
Përgjithmon Forza Shkupi 🤍💙💪🏻”