
Struga Trim Lum në ndeshjen e parafundit të sezonit regjistroi edhe fitoren e 5-të me rradhë në kampionat, duke mundur këtë rradhë Shkëndijën në Tetovë me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Hero i skuadrës strugane në këtë ndeshje doli të jetë kapiteni Bunjamin Shabani, i cili realizoi që të dy golat, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e avantazhit të Shkëndijës, të realizuar nga Adenis Shala në minutën e 58të.
FC Shkupi e mbylli me fitore sezonin para tifozëve në Çair, duke mundur Makedonija GJ.P me shifrat 3:0. Adetunxhi realizoi dy gola për “bardhekaltërit” në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër realizoi Ali Adem.
Fitore komode edhe për Sileksin, që mundi Rabotniçkin në Kratovë me shifrat 2:0, Tikveshi ishte i pamëshirshëm ndaj Skopjes, duke mundur me rezultatin 4:0 dhe duke e konfirmuar këtë skuadër si pjesë e balotazhit, derisa Akademia Pandev falë barazimit në Shtip 1:1 ndaj Bregallnicës, edhe matematikisht një xhiro para fundit siguroi mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
E lirë këtë xhiro, ishte skuadra e Pobedës, që edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 32 |
||||||||||||||||||
|