Mesjava, më konkretisht dita e sotme në futbollin vendor, sjellë takimet e javës së 32-të në elitën e futbollit vendor. Pasi të dielën që shkoi mësuam emrin e kampionit të ri, paqartësia e vetme ka mbetur se cila prej skuadrave, si Akademia Pandev dhe Skopje do të luajnë në balotazh, shkruan “infOSport.mk”.
Ndryshe kampionët e ri të vendit, Struga Trim Lum, sot në Tetovë do të përballet me ish kampionët “kuqezi” të Shkëndijës, derisa në Çair, FC Shkupi që mban epitetin e nënkampionit të momentit, do të luaj ndaj finalistëve të Kupës, Makedonija GJ.P.
Janë këto dy ndeshjet më interesante të ditës së sotme, sa u përket emrave të skuadrave, derisa nga rëndësia e pikëve, vëmendja do të përqëndrohet në Shtip në duelin Bregallnica – Akademia Pandev dhe në Kavadar, aty ku mejdanin do të ndajnë Tikveshi dhe Skopje.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme, është ajo midis dy ish skuadrave kampione, Sileksit dhe Rabotniçkit. Ndeshja në fjalë luhet në Kratovë me filim në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera të ditës së sotme. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 32 |
||||||||||||||||||
|