Shkëndija sot në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret kampionët e ri të vendit, ekipin e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.
Nëse kjo ndeshje nuk ka edhe aq rëndësi për Struga Trim Lum, që tashmë edhe matematikisht ka siguruar titullin e kampionit, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Shkëndijën, që do të tentojë të paktën të renditet në pozitën e dytë, për të mbyllur sezonin 2022/2023 si nënkampion.
Megjithatë në prag të takimit me skuadrën strugane, trajneri Qatip Osmani po has në probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tre futbollistëve titullarë. Fjala është për kapitenin Ferhan Hasani si dhe dy mbrojtësit Egzon Bejtullai dhe Bashkim Velija.
Aktualisht Shkëndijë me 54 pikë, një më pak se FC Shkupi renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)