Real Madridi dhe Mançester Siti përmbushën pritshmëritë, por në Angli vendoset finalisti (VIDEO)

Real Madridi dhe Mançester Siti barazuan 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Spanjës dhe Anglisë zhvilluan nga një pjesë shumë të bukur, duke i kurorëzuar momentet më të mira edhe me nga një gol të bukur nga distanca.

Vinicius Zhunior kaloi në epërsi “madrilenët” në minutën e 36-të, ndërsa barazimin Sitit i’a solli Kevin de Brujne me golin e realizuar në minutën e 67-të.

Megjithatë, dyshimet serioze mbetën nëse topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese disa sekonda para golit të mysafirëve.

Ndeshja kthyese midis këtyre dy skuadrave gjigande në program është me datë 17 maj në “Etihad Stadium” në Mançester.

Ndërkohë kujtojmë se të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë do të takohen dy skuadrat nga Milano, Milani dhe Interi. (infOSport.mk)

Leave a Reply