Skuadra e njohur italiane e Lacios, si duket nuk mund të bëjë pa shqiptarë. Skuadra nga kryeqendra italiane, aty ku rolin e Drejtorit Sportiv e luan, ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, së fundmi është vënë pas yllit të ri të Kosovës, sulmuesit të krahut, Ermal Krasniqi.
Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit e Lacios së shpejti do realizojnë edhe kontaktet e para me drejtuesit e Kluzh, në lidhje me transferimin e Krasniqit.
24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, pas paraqitjeve të mira që i tregoi ndaj ekipit italian në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ai në fillim të këtij viti iu bashkua skuadrës rumune të Kluzh nga rradhët e skuadrës kampione të Kosovës, Ballkani. Me ekipin e njohur rumun, Krasniqi ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai në 19 ndeshje gjithsej me fanellën e Kluzh, ka realizuar 5 gola dhe 2 asistime.
Për ta lënë të lirë Krasniqin këtë verë, Kluzh po kërkon të paktën 5 milionë euro.