Mesfushori Serxhio Buskets ka vendosur për t’u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit, pas 15 vjetësh në ekipin e parë.
“Koha ka ardhur të njoftojë se ky do të jetë stinori im i fundit me Barcelonën.”, ka thënë Buskets.
Ai ka thënë në një videomesazh, se kurrë nuk ka besuar se do të luante 15 stinore me fanellën e Barcelonës, të cilin e ka quajtur “klubin më të mirë të botës dhe klub të jetës së tij”.
Buskets ka thënë se vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk ka qenë i lehtë, por se mendon se pikërisht tani është koha.
Spanjolli ka fituar gjithçka që mundet me klubin “katalunas”. Ai ka fituar 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 8 tituj në La Liga, 3 Superkupa të UEFA-s, 7 Kupa të Mbretit dhe 7 Superkupa të Spanjës.