Lajmi i që po bën bujë në botën e sportit është se ylli argjentinas, Lionel Messi ka ndërmarrë një hap epik, duke firmosur një marrëveshje historike me ekipin Al-Hilal të Arabisë Saudite!
Pas disa javësh spekulime, AFP raporton se Messi ka bërë zgjedhjen e tij dhe ka vendosur të shkojë në Arabinë Saudite.
I njohur si një prej futbollistëve më të mirë në botë, Messi ka qenë në kërkim të një sfide të re pasi kontrata e tij me Paris Sen Zhermen përfundon në fund të këtij edicioni. Ndonëse kishte oferta të tjera, e një prej tyre edhe kthimi në Barcelonë, kampioni i shtatëfishtë i Spanjës ka vendosur të transfertohet në Al-Hilal.
Ai ishte pjesë e PSZh-së prej vitit 2021, derisa në këtë edicion ka shënuar 20 gola e 19 asistime në të gjitha garat.
Detajet financiare nuk janë bërë publike, por sipas burimeve të besueshme, Messi ka vendosur nënshkrimin mbi kontratën trivjeçare dhe do të marrë një pagë prej mbi 500 milionë eurosh, duke u bërë kësisoj lojtari më i paguar në botë.
Ky transferim do ta ringjallë rivalitetin mes Messit dhe portugezit Kristiano Ronaldo, i cili tashmë është pjesë e ekipit Al-Nassr në Arabi Saudite. Kjo do të jetë një përballje epike mes dy yjeve të futbollit në kampionatin saudit dhe do të jetë një shtysë e re për futbollin në Arabi Saudite.