Struga Trim Lum skuadra e katërt shqiptare që shpallet kampion i Maqedonisë

Struga Trim Lum është skuadra e katërt shqiptare, që shpallet kampione e Maqedonisë në futboll, pas Renovës, Shkëndijës dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane që pas vetes ka një gjigand si Kompaninë “Trim Lum”, që nga xhiroja e parë morri kryesimin, duke mos e lëshuar në asnjë moment dhe dje, dy xhiro para fundit të sezonit bëri që festa të transferohet edhe në qytetin e bukur të Strugës, pas Tetovës dhe Shkupit.

Kujtojmë, Struga Trim Lum është në rrugë të mirë që sezonin ta mbyll edhe me një trofe tjetër, pasi do të luaj edhe në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë përballë Makedonija GJ.P.

Ndeshja në fjalë, në  program është me datë 20 maj në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply