Pas finales së Ligës së Konferencës, Shqipëria mund të mirëpret edhe një tjetër ndeshje të madhe finale që do të luhej në Tiranë!
Federata Greke e futbollit po kërkon një stadium për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë dhe stadiumi në të cilën mund të zhvillohej e njëjta, është “Air Albania”.
AEK-PAOK është finalja e Kupës së Greqisë dhe forcat e policisë nuk e kanë marrë përsipër që finalja të zhvillohet në Athinë për shkaqe sigurie.
Problemet e tifozëve kanë bërë që policia të stepet dhe në këtë mënyrë, Federata po kërkon një stadium tjetër.
Kërkesa e tyre është refuzuar nga Qipro, ndërkohë e përditshmja sportive shqiptare, “Panorama Sport” ka mësuar se Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë “PO” parimisht që kjo ndeshje të luhet në Tiranë.
Gjithashtu, një alternativë ishte edhe stadiumi i Bukureshtit, megjithatë me shumë gjasa finalja e 24 majit të Kupës së Greqisë do të luhet në Tiranë.