Voska Sport sot edhe zyrtarisht siguroi një vend për në Ligën e Parë, duke iu bashkuar skuadrës së Struga Trim Lum, dy skuadra këto buzë liqenit që edicionin e ardhshëm do të zhvillojnë edhe takimet e tyre të para zyrtare, njofton “infOSport.mk”.
“Klubi jonë i uron klubit të F.C Voska Sport inkuadrimin në ligën e parë të Maqedonisë👏🏻 #welcometo1mfl”, – qëndron në urimin e skuadrës strugane që gjithashtu njëjtë sikurse edhe Voska Sport, që nesër mund të shkruaj histori.
Për dallim nga Voska Sport, që është shumë pranë që edhe të shpallet kampion në Ligën e Dytë, Struga Trim Lum, ka gjasa shumë të mëdha që të shpallet kampione e Maqedonisë në Ligën e Parë.
Nesër skuadra e Shpëtim Duros do të mirëpret Sileksin nga Kratova dhe një fitore eventuale nga kjo ndeshje, por njëkohësisht edhe një barazim apo disfatë e Shkëndijës në Çair përballë FC Shkupit, edhe zyrtarisht këtë skuadër do ta ngriste në piedestalin më të lartë të futbollit vendor.