Voska Sport sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë. Skuadra shqiptare nga Ohri në këtë mënyrë rikthen lavdinë e këtij qyteti, që nuk shihte futboll elitar tashmë plotë 21 vite. Për më tepër Voska Sport nën udhëheqjen e Nefi Useinit brenda katër viteve e arrinë këtë sukses historik, pjesë e së cilës është edhe trajneri Berat Imeri.
Strategu nga Tetova pa dyshim se është një ndër më meritorët, bashkë edhe me futbollistët, siç thekson edhe vetë Imeri.
“Ndeshje derbi, ndeshje shumë ineresante, mendoj se në pjesën e parë bëmë shumë gabime, por janë gjëra që ndodhin. Jemi të lumtur dhe shumë krenar që do luajmë vitin e ardhshëm në ligën e parë, gjitha meritat shkojnë për lojtarët, urime të gjithëve” – është shprehur strategu tetovar Berat Imer për faqen zyrtare të Voska Sport.
Skuadra shqiptare nga Ohri pas 28-xhirove në Ligën e Dytë numëron 69 pikë, dy më shumë se Gostivari, skuadër kjo që gjithashtu është në rrugë të mirë të sigurojë një vend për në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm. (infOSport.mk)