Derbin e madh FC Shkupi-Shkëndija do ta drejtojë Aleksandar Stavrev

Java e 31-të në elitën e futbollit vendos sjellë super derbin midis dy kampionëve të fundit, FC Shkupi dhe Shkëndijës. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Çair dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Aleksandar Stavrev, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë ndeshjen në Strugë midis vendasve të Struga Trim Lum dhe Sileksit do ta drejtojë Igor Stojçevski. Edhe kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi me një disfatë eventuale të Shkëndijës, apo edhe të një barazimi, skuadra strugane do të festonte titullin e kampionit dy xhiro para fundit.

Edhe këtë xhiro do të referojë arbitreja femër, Iva Projkovska, që është caktuar për ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Pobedës në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit.

Shkupjani Marjan Mlladenovski do të jetë bylbyli kryesor i takimit në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Tikveshit, ndërkohë arbitri shqiptarë nga Kumanova, Furkan Idrizi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen midis Rabotniçkit dhe Bregallnicës.

Të gjitha ndeshjet e javës së 31-të do të zhvillohen në një ditë, të dielën me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply