Së shpejti pritet të ndodh “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës, Jude Bellingham është vetëm një hap larg për të veshur fanellën e Realit të Madridit.
Prestigjiozja “Marca”, një media kjo e afërt me klubin madrilen, njofton se marrëveshja me Borusian e Dortmundin dhe me lojtarin anglez është mbyllur.
Bellingham me Realin e Madridit do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
“Marca” vë në dukje se shifra e transferimit do të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove. Oferta e “mbretërve” ka qenë me e lartë se shifrat e ofruara nga dy skuadrat e njohura angleze, Mançester Siti dhe Liverpull.
Ndërkohë edhe gatishmëria e lojtarit për të luajtur në “Santiago Bernabeu” ishte vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes kluvebe.
Bellingham mbërriti në “Sinjal Iduna Park” në vitin 2020, pasi Dortmundi i pagoi 25 milionë euro Birminghamit.
Sipas “Marca”-s, marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri në fund të majit. Reali i Madridit e konsideron 19-vjeçarin si zëvendësuesin perfekt të veteranëve Luka Modriç dhe Toni Kros.