Struga Trim Lum edhe matematikisht thuajse ka siguruar Europën, me ç’rast për herë të dytë në historikun e saj të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtare, pas sezonit 2021/2022, kur struganët luajtën në Ligën e Konferencës përballë skuadrës letoneze të FK Liepaja, njofton “infOSport.mk”.
Për më tepër këtë edicion gjasat janë shumë të mëdha që Struga Trim Lum të shpallet për herë të parë kampion i Maqedonisë, ndërsa një lajm edhe më i mire ju vjen atyre nga UEFA.
Kjo e fundit ka licencuar stadiumin e qytetit të Ohrit, ashtu që ndeshjet europiane të edicionit të ri si vendas, skuadra e Struga Trim Lum do ti zhvillojë shumë pranë publikut strugan.
Duke pasur parasysh afërsinë me qytetin e Ohrit, Struga Trim Lum pritet të ketë një përkrahje të madhe në ndeshjet e Europës, aty ku shpresojë që këtë vit të kenë një aventurë më të gjatë se ajo debutuese në vitin 2022. (infOSport.mk)