Rade Kruniç nuk e nisi mirë sezonin me Milanin për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar, megjithatë në javët e fundit ka qenë një nga më të rëndësishmit për kuqezinjtë.
Mesfushori boshnjak, është kthyer në lider për kuqezinjtë pavarësisht se në 4 sezone ka shënuar vetëm 1 gol.
Në ndeshjen ndaj Napolit, aty ku Milani u kualifikua për në gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, Kruniç luajti për 90 minuta pavarësisht se bashkëshortja e tij, po priste të lindte fëmijën e tyre të parë. Për këtë, Kruniç shprehet se i kishte kërkuar që të mos lindte ditën e ndeshjes.
“Fëmija im i parë ka lindur në datën 18 prill dhe ishte emocioni më i madh në jetën time. Kjo gjë do të më bëjë një njeri më të qetë edhe në fushë. Ne u kthyem vonë nga Napoli dhe më pas unë dhe gruaja ime shkuam herët në spital për të përgatitur gjithçka për lindjen. Para ndeshjes i kisha kërkuar vetëm të mos lindte më datë 18, përndryshe nuk do të kisha mundur të isha atje sepse me Napolin ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Në dy ditë pata dy kënaqësi të pabesueshme, ishte një javë perfektë”, ka thënë Kruniç.