Struga TL dhe FC Shkupi fitojnë pa probleme, ngec Shkëndija

Struga Trim Lum ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion, kjo falë edhe barazimit të Shkëndijës përballë Sileksit, me ç’rast skuadra e trajnerit Shpëtim Duro, sërish arrinë epërsinë e 5 pikëve ndaj rivalit më të afër nga Tetova, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane para tifozëve të vetë kreu me sukses punën, duke mundur me shifrat 2:0 Tikveshin, derisa Shkëndija para puboikut tetovar nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Sileksit, edhe përkundër dominimit të plotë që pati për gjatë 90 minutave.

FC Shkupi u rikthye te fitorja, duke mundur në shtëpi Bregallnicën me shifrat 3:0. Adetunxhi realizoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një tjetër shtoi edhe Fredy Alvarez.

Sa i përket mbijetesës, rezultatet e sotme nga ndeshjet e zhvilluara mes skuadrave të rrezikuara, e bëjnë më të qartë fotografinë rreth atyre skuadrave që vitin tjetër do të luajnë në Ligën e Dytë, apo elitën do e shpresojnë përmes ndeshjes së balotazhit.

Akademia Pandev mundi Pobedën me rezultatin 2:0 dhe thuajse është e sigurtë që edhe vitin tjetër do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, derisa një gjë e tillë nuk mund të thuhet për skuadrën nga Prilepi dhe skuadrën e Skopjes, që në terrenin e Gjorçe Petrovit u mund nga Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1.

LPFMV – Java 29

Struga Trim Lum 2:0 Tikveshi
Shkëndija 0:0 Sileksi
FC Shkupi 3:0 Bregallnica
Makedonija GJ.P 2:1 Skopje
Ak.Pandev 2:0 Pobeda
Rabotniçki i lirë  

 

Leave a Reply