Mesjava në elitën e futbollit vendor sjellë përballjet e javës së 29-të, e ku gara për titull ende pritet të diskutohet mes tre skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum, Shkëndija dhe FC Shkupi, shkruan “infOSport.mk”.
Që të tre këto skuadra sot do të luajnë para tifozëve të tyre, me shpresë se do të arrijnë pikët e plota. Struga Trim Lum para publikut strugan do të mirëpret Tikveshin, Shkëndija nuk do ta ketë të lehtë përballë Sileksit, derisa FC Shkupi pret të këndellet pikërisht ndaj Bregallnicës.
Në lagjen e Gjorçe Petrovit pikët do ti diskutojnë dy skuadrat shkupjane, Makedonija Gj.P dhe Skopje, ndërkohë Akademia Pandev shihet si favorit për të marrë pikët e plota ndaj Pobedës, në ndeshjen për mbijetesë.
I lirë këtë xhiro është ekipi i Rabotniçkit, që ndodhet jashtë zonës së rrezikut. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 29 |
||||||||||||||||||
|